Gruevski ka komunikuar me Ahmetin dhe me një lider tjetër shqiptar për formimin e Qeverisë ?!

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka komunikuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe lider të tjerë për formimin e Qeverisë së re.

Burime partiake pranë VMRO-DPMNE të pyetur nga INA kanë pranuar se ka pasur komunikim pasi që janë partner të deritanishëm qeveritar dhe se gjatë ditëve në vijim do të qartësohet gjithçka. Po sipas këtij burimi, komunikimi ka qenë edhe me një kryetar tjetër të një partie shqiptare, për të arritur numrat për të siguruar Qeverinë. Por nga ana tjetër, nuk jepen detaje se kush mund të jetë lideri tjetër i partisë politike dhe se cila do të jetë agjenda për bisedime./Ina-online


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu