Maqedonia vazhdon të tronditet me ofertën më të madhe historike të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, një super ofertë të cilët nuk mund ta bën as Amerika, por e bënë Maqedonia ku jetojnë 80% e qytetarëve me një rrogë mesatare prej 200 eurove.
Gruevski ka vendosur që të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët vozisin veturë me benzin, tju mundësoj nga 300 euro me të vetmin qëllim që të instalojnë sistemin e autogazit për veturën e tyre. Gruevski si duket ka hapur kuletën, dhe çdo qytetari që ka veturë me benzin nga vitit 2017 do ti jap nga 300 euro subvencion, vetëm për të instaluar sistemin e gazit në automjet, njofton Zhurnal.
“Për këtë qëllim çdo vit, duke filluar nga viti i ardhëshëm 2017 do të sigurohen vauçerë prej 300 eurove për të furnizuar pajisje për gaz tek veturat të cilët do të shpërndahen përmes një thirrje publike e cila do të bëhet çdo vit”, ka deklaruar mes tjerash ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili ka theksuar se ka planifikuar që të sigurojë subvencione për të instaluar sistemin e gazit tek veturat e vjetra me të vetmin qëllim që mos të ndotet ajëri.
Mirëpo Zhurnal jo zyrtarisht mëson se gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni u kanë lejuar që të hynë në treg mbi 150 mijë vetura të vjetra të cilat kanë ardhur nga shtetet e Evropës. Mësohet se afro 100 mijë prej tyre janë vetura të cilat harxhojnë benzin.
Nëse afro 100 mijë veturave ju instalohet sistemit i gazit dhe këto para i siguron qeveria prej 300 eurove subvencion, atëherë shteti i Maqedonisë për këtë projekt duhet të sigurojë një shifër marramendëse prej 30 milion eurove. Zhurnal është në hulumtim e sipër se cilat firma të cilat instalojnë pajisje të gazit do të bëhen milionerë të vërtetë, dhe se si shteti do ti sigurojë 30 milion euro për këtë projekt, kur në vendbanimet shqiptare si në Haraçinë dhe vende të tjera ende nuk ka ujësjellës dhe kanalizim.