Gruevski shkruan postim për 27 prillin: Nëse dikush donte ta vriste dikë, do të shkonin me armë dhe plan

Ish-kryeministri i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski ka dal me një postim lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Ai ka shkruar se askush nuk kishte shkuar atë ditë për të vrarë dikë, dhe se po të ishte kjo atëherë do të kishte plan dhe armë.

“Asnjë njeri normal në Maqedoni dhe në diasporë nuk beson se të dënuarit dhe të akuzuarit për ngjarjet e 27 Prillit ishin aty për të likuiduar Zoran Zaev dhe bandën e tij të vendosur në pushtet për të ripërcaktuar shtetin”, ka shkruar Gruevski.

Sipas tij, nëse do të donin t’i vrisnin dhe po të ishte ky qëllimi, do të kishin ardhur me armë dhe me plan të mirëplanifikuar dhe mund ta bënin për më pak se një minutë dhe të mos humbnin kohën për rreth një orë me thirrjet verbale dhe një pjesë e vogël e përfshirë në përleshje fizike.

Gruevski është njëri nga të akuzuarit si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, por që është në arrati./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu