Gruevski tenton të godasë kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri (VIDEO)

Seanca e sotme ku në rend dite ishte votimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilin ligj gjuha shqipe u bë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u shoqërua me tensione mes deputetëve, shkruan InfoShqip.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nga pamjet e mëposhtme në video duket mjaftë i tensionuar duke bërë edhe veprime të pakontrolluara.

Gruevski tenton të pengojë punën e kryeparlamentarit Talat Xhaferri me nervozizëm saqë situata ishte tejet pranë eskalimit në dhunë fizike.

Sic duket edhe nga pamjet e mëposhtme, gatishmëria e Gruevskit për dhunë fizike ndaj Xhaferrit ishte e madhe./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu