Gruevski thumbon Zaevin: Sikur të kishte mundësi ai do më mbyste në një pikë uji dhe jo të më ndihmonte të ikja

Portali në gjuhën maqedonase ‘InfoMaks’ ka publikuar bisedë me një nga personat të cilët e kanë vizituar në Budapest të Hungarisë, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili pas arratisjes atje ka fituar edhe statusin e azilantit.

Personi për të cilin portali në fjalë pretendon se ka vizituar Gruevskin në Budapest i ka përcjell qëndrimet e ish-kryeministrit për arratisjen e tij, situatën në VMRO-DPMNE, relacionet me kryeministrin Zoran Zaev, si dhe proceset gjyqësore që po zhvillohen ndaj tij. Gruevski si azilantpolitik në Hungari, po qëndron pasi që u arratis nga vendi për të mos vuajtuar dënimin me brug prej dy vitesh.

Ai nuk ka dashur të zbulon se në ç’mënyrë e ka lëshuar Maqedoninë. Ka thënë vetëm se janë të pavërteta informacionet se Hungaria apo cildo vend tjetër apo shërbim sekret i ka ndihmuar që të largohet nga Maqedonia. Ka thënë se në mënyrë shumë të lehtë dhe praktike e ka lëshuar vendin dhe se shumë ka pasur kujdes që mos të përfshijë asnjë të afërt të tij në arratisje.

Për shpekulimet se pikërisht kryeministri Zaev i ka ndihmuar që të arratiset ai vetëm se ka komentuar: “Zaev të mundeshte do të më mbyteshte në një pikë uji, e jo më të më ndihmonte të largohesha nga vendi”.

Portali shkruan se gruevskii në Budapest është i vendosur te disa miq të tij dhe se aty është si mysafirë i tyre. Ai vetëm në dy tre ditët e para ka qenë i vendosur në hotel, pas çka me propozim të miqëve është vendosur te ata. Ai nuk din saktë se sa kohë do të jetë i vendosur të miqtë e tij, por se është duke shikuar oferta apartmanesh për tu rivendosur


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu