Gruevski uron festën e Kurban Bajramit, i dërgon telegram kreut të Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit një telegram urimi ka arritur në adresë të kreut të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepit nga ana e liderit të VMRO-së Nikola Gruevski, njofton Zhurnal.

I nderuar kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, haxhi Sulejman efendi Rexhepi, më lejoni që në emrin tim personal juve dhe gjithë rijasetit dhe pjestarëve të bashkësisë islame në vend t’ua uroj festën e madhe të Kurban Bajramit.

“Maqedonia është vend në të cilën diferencat e feve dhe kulturave janë pasuria jonë më e madhe. Me shekuj kanë zhvilluar bashkëjetesë dhe tolerancë dhe ky është amaneti ynë, të cilin duhet ta lëmë për të gjitha gjeneratat e ardhshme të vazhdojnë ta kultivojnë”, thotë Gruevski në urimin.

Fryma e solidaritetit, i cili është simbol i çdo feje, shtoi ai, le t’i udhëheqë të gjitha besimtarët edhe këtë vit dhe le të jetë nxitje drejt veprave të mira ndaj të afërmve, kështu edhe ndaj fqinjëve, të panjihurve, më të varfërve dhe të sëmurëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu