Gruevski: Zaevi gënjen për largimin tim nga Maqedonia

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj pohimeve të kryeministrit Zoran Zaev për mënyrën e arratisje së tij nga vendi.

“Të vërtetën e din edhe Zaevi. U arratisa sepse në Maqedoni po zhvilloje procese të motivuara politikisht kundër meje, në të cilën që më parë diheshin aktgjykimet të porositura nga ai personalisht, megjithëse nuk kishte argumente ligjore, asnjë veprim kriminal, ndërsa rrjedhimisht asnjë provë. U arratisa sepse në burg më kurdisen kurth.

E vërteta është se unë u arratisa shumë lehtë dhe thjesht, ndërsa ai para një dite shpenzoi një të katërt e emisionit duke folur për mua dhe se si u largova, duke gënjyer dhe fantazuar. Pastaj ai filloi që të gënjej edhe botën nëpërmes mediave ndërkombëtare”, shkruan Gruevski.

Dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për gazetën ditore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) deklaroi se Gruevski me ashensor ka zbritur në garazhën e ndërtesës dhe është futur në bagazhin e veturës me të cilën ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ku e kanë pritur zyrtarë të ambasadës së Hungarisë.


2 KOMENTET

  1. Gruevski ka iker ne Menyr normale
    Krejt e dinin si shkoj Gruevski
    Zaev
    Osmani
    Etj etj etj Po Ju lutem mes rrenci
    Gruevski nuk eshte Faktor
    Ka plot njerz qe duhet te burgosen Po prap jan te lir
    Po quditem pse Po e bani te madhe punen e Gruevskit

    Ju jeni Ma te keqijse Gruevski
    Po te Jet BE korrekte nuk ka negociata me Maqedonin e veriut deri ne vitin 2025
    Edhe ateher pikepyetje
    Nuk jeni Ju per ne BE

  2. Maqedonia e veriut nr 1 per korupcion .krimte organizuar .Tradition Turku
    TE gjitha te keqijat i ka maqedonia
    MAQEDONIA E VERIUT nuk i takon BE -se
    Maqedonia e veriut 80%i takon Turqis me tradita die Afghanistan
    Ju nuk jeni per ne BE
    Jo BE per Maqedonin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu