Policia para pak çastesh ka shkuar në shtëpinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për ta arrestuar, por nuk e gjen atë në shtëpi edhe pasi trokiten disa herë tek banesa e Gruevskit, njofton TetovaSot. Gruevski i cili duhej të paraqitej në burgun e Shutkës që nga dita e premte për të shërbyer dy vite burg është i dënuar për rastin “Tank”.
Gjykata penale në Shkup sot pasdite parashtroi deri SPB Shkup kërkesë për shpalljen e etarrestit kundër ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Gjykata Themelore Shkup 1 lëshoi urdhër arrest për Nikolla Gruevskin dhe më 12 nëntor 2018 në orën 16.30, e ka dorëzuar në Sektorin për punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar urdhër arrestin. MPB-ja, menjëherë pasi i është dorëzuar ka nisur kërkimin”, thuhet në kumtesën e gjykatës./TS
Video:










