PDK te dyert e Qeverisë: Kurti është uzurpator

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot kanë dal në hyrje të ndërtesës së Qeverisë, duke thënë nuk duan ta lejojnë hyrjen e tij në ndërtesë pasi është uzurpator.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se kanë dal para Qeverisë për të bërë një pyetje të vetme për deputetin Kurti, i cili ka uzurpuar pozitën e kryeministrit, bashkë me ministrat e tij.

Sipas saj, që nga certifikimi i rezultateve ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet të cilat i ushtrojnë edhe sot, për çka tha se janë mbledhur për të mos lejuar hyrjen e tij në zyret e kryeministrisë.

“Kurti duhet ta kuptojë që në vend që ta sabotojë Kuvendin, të vijë aty dhe të krijojë mundësinë për ta konstatuar Kuvendin dhe ai është puna parësor që duhet të bëjë si fitues I zgjedhjeve. Ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve. Për të tepër ai sot qëndron si uzurpator. Ai nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu