Grumbullon 1000 nënshkrime për paqe, shqiptari synon rekordin e Guinesit (VIDEO)

Shqiptari nga Peja, Fadil Tafilaj ka ndërmarrë një iniciativë që mund të dërgojë deri në librin e Ginesit. Ai ka filluar grumbullimin e 1 milionë nënshkrimeve për paqe, raporton Gazeta Lajm. Qëllimi është që të jepet kontribut dhe të sensibilizohet opinioni evropian dhe botëror në këto kohëra konfliktesh të përgjakshme.

Iniciativën e Fadilit, me nënshkrimet e tyre e përkrahin qytetarë të vendeve dhe kombësive të ndryshme. Ekipi i emisionit Me Diasporën në lajm.tv, e takoi Fadilin në Graz të Austrisë, qytet i njohur për traditën kulturore dhe për turistët e shumtë që e vizitojnë.

Ai paralajmëron se këtë aksion do ta shtrijë edhe në Shkup, tiranë, e Prishtinë. Kërkon ndihmën e studentëve dhe intelektualëve shqiptarë pë rtë arritur rekordin e synuar.

Edhe pse duke mision i vështirë, Fadili është optimist dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet deri në realizimin e plotë./lajm

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu