Grupi i zjarrit nuk ndalet, por Ahmeti s’e jep Grubin! Integristët në terren për t’i treguar qytetarëve se kush e ka gabim

BDI vazhdoi mbrëmë takimet me qytetarët, por e ndarë në dy pjesë. Grupi i zjarrit ishte në Manastir, ndërsa lideri i partisë Ali Ahmeti në Çegran të Gostivarit.

Në qytetin e alfabetit shqiptar, të pakënaqurit integristë madje u priten me fishekzjarrë, ndërsa në Çegran simpatizuesit e BDI-së ishin renditur për ta pritur dhe përshëndetur Ahmetin. E Talat Xhaferi e priste kryetarin me duartrokitje.

Fjalimet nisën në ora 19:00, e ndonëse në distancë, megjithatë akuzat dhe kundër akuzat mes dy grupeve pothuajse ishin të sinkronizuara.

Nënkryetari Izet Mexhiti tha se nuk ndo ndalen me ngritjen e zërit, derisa ky ekzekutiv të ndryshohet.

“Do e ngremë zërin që ky ekzekutiv sa më shpejtët të ndryshojë dhe në vend të këtij ekzekutivi të vijnë, jo ne, jo të bëjmë zëvendësimin e Artan Grubit me Izet Mexhitin apo cilindo tjetër këtu.

Dhe nëse duhet të bëhen reforma, të bëhen me djem dhe vajza të reja të cilët janë rritur në frymën e BDI-së, të cilët e njohin BDI, të cilët kanë kontribuar për BDI dhe nuk kemi nevojë dikush nga anash, mercenar për oste të vijë dhe të na tregojnë se si duhet të duket BDI”, tha Izet Mexhiti – Nënkryetar i BDI.

Por nga ana tjetër, kryetari i partisë Ali Ahmeti tha se nuk shqetësohet nga “grupi i zjarrit”. Ai tregoi se u ka thënë se e kanë gabim.

“Këta shokët e mijë, 3-4 sa janë, që dalin dhe shfaqin mendime ndryshe, u kam thënë se e kanë gabim, dhe u kamë thënë si njeri që jam në krye të vendit, dhe e kanë gabim, sepse mua nuk mund të më imponohen as ultimatume e as vija programore e platforma, sepse ato i vendos Kongresi dhe unë zbatoj vendimet e Kongresit dhe përgjigjem para Kongresit, kështu që BDI kurrë më i fortë nuk ka qenë”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI.

Por njëri nga ata që sipas Ahmetit e kanë gabim, është edhe shoku i tij i rinisë Musa Xhaferi. Ky i fundit thotë se nuk duan ta rrëzojnë Qeverinë, por qëllimi i tyre është për ta korrigjuar punën e ekzekutivit.

“Nuk është tendenca për t’i sensibilizuar qytetarët dhe anëtarët e BDI-së për ta rrëzuar Qeverinë, që mund edhe të na akuzojnë, por për ta korrigjuar, vetëdijesuar, rinovuar pjesën e BDI-së në Qeveri”, pohoi Musa Xhaferi – BDI.

Më i ashpër ndaj “grupit të zjarrit” ishte Talat Xhaferi. Ai tha se ata e kanë humbur rrugën në oborr.

“Nuk do mend që edhe mes vete kemi kontradikta për X arsye dhe më vjen keq që në mënyrë paralele, sot ne jemi në Çegran, dikush mes nesh shkon e bën fushatë diku tjetër, dhe unë shokëve të mi, të ish Qeverive që kemi qenë bashkë iu çoj porosinë, e kanë humbur rrugën në oborr”, deklaroi Talat Xhaferi – BDI.

Akuzat më të shumta nga “grupi i zjarrit” për mosrealizimin e programit, shkojnë në adresë të Artan Gubit, për shkak edhe postit më të lartë që e ka si zëvendëskryeministër. Por ky i fundit u lëvdua për gjithçka që kanë barë ai dhe ministrat aktual. Madje tha se kurrë më mirë s’kemi qenë.

“A ka dikush, kushdo qoftë në Maqedoninë e Veriut, prej shqiptarëve dhe prej tjerëve që nuk thotë se sot jemi më mirë se kurdoqoftë, se sot jemi më mirë se kurdoqoftë, sepse sot hisen e marrim jo vetëm me llafe por edhe me vepra edhe e zbatojmë”, pohoi Artan Grubi – BDI.

Nënkryetari i partisë Izet Mexhiti edhe para disa ditëve në Click Plus e tha se kjo që ndodh me Artan Grubin, kryetari Ahmeti ose nuk e sheh ose e bën gabimisht. Madje ai ka përsëritur disa herë fjalinë popullore: “Nuk digjet tërë jorgani për një plesht”. Por edhe për këtë Ahmeti mbrëmë pati një përgjigje:

“Edhe për një plesht nuk thyhen qeramidet e shtëpisë, kulmi i shtëpisë nuk rrëzohet”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu