Grupi kri minal i serbëve të veriut që u shpallën “non grata” nga administrata amerikane ka përfituar dhjetëra tenderë nga Qeveria e Kosovës.
Kjo është e ditur nga Naim Maloku, ish-komandanti i UÇK-së.
”61 tender ia paskan dhënë Radojçiqit qeveritë e Kosovës a? Fol për patriotizëm, Serbi e Rusi e paret e buxhetit Radojçiqit. Ditën patriot a natën me Serbi!”, ka shkruar Maloku.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetra individëve dhe subjekteve në Evropë dhe hemisferën perëndimore, përfshirë një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestëroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç.
Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviç, pastaj Zhelko Bojiç, Milan Mihajloviç, Sinisha Nedeljkoviç, Radovan Radiç, Milan Radisavleviç, Milojko Radisavleviç, Milan Radojçiç, Marko Rosiç, Radule Steviç, Milivoje Vuloviç.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.
Milan Radojçiç, që është pjesë e grupit është një nga drejtuesit e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.









