Guardiola: Messi është më i miri i historisë, edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës

Bota ka një kampion të ri në futboll dhe kampioni është Argjentina që ka mposhtur Francën në një finale spektakolare 4-2 pas ekzekutimit të penalltive pasi pas 120 minutash ndeshja përfundoi baras 3-3.

Leo Messi ka fituar trofeun e shumëdëshiruar atë të Kupës së Botës dhe nuk kishte se s’i të mungonte një urim nga Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll i Manchester Cityt ka uruar fillimisht lojtarin e tij Julian Alvarez që bëri paraqitje spektakolare në Kupën e Botës, por edhe ish-mbrojtësin e kampionëve të Anglisë, Nicolas Otamendi.

“Ne jemi të lumtur për Julianin, ai luajti shumë dhe dha një kontribut të shkëlqyer për skuadrën. Kemi një kampion bote në skuadrën tonë. Jemi shumë të lumtur për të”, deklaroi Pep.

Tutje trajneri që së bashku me Messin kanë fituar çdo trofe të mundshëm te Barcelona ka thënë se argjentinasi është më i miri i të gjitha kohërave edhe nëse nuk do ta fitonte Kupën e Botës.

“Urime atij dhe Otamendit dhe personalisht edhe Messit dhe Argjentinës. Ai është më miri i të gjitha kohërave edhe nëse nuk do ta kishte fituar Kupën e Botës. Trofeu ishte më se i merituar”, u shpreh Pep.

Debati vazhdon se kush është më i miri i të gjitha kohërave, por Messi tani ka përparësi të madhe pasi ka fituar çdo trofe të mundshëm si me klubet ashtu edhe me Kombëtaren e tij.

Gjithsesi pas triumfit të Messit në Katar, shumë ish-futbollistë, futbollistë aktual, trajnerë e media e kanë quajtur Messin si më të mirin e të gjitha kohërave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu