Guardiola: Mund të bëhet e vështirë kapja e Arsenalit

Manchester City nuk mund të lejojë të humbasë më terren në garën për titull në Ligën Premier.

Kampionët në fuqi rifillojnë sot (e mërkurë) sezonin e tyre në Ligën Premier, pas pushimit të Kupës së Botës.

Sipas menaxherit Pep Guardiola, i cili foli përpara ndeshjes së skuadrës së tij kundër Leeds United, City nuk guxon të humbasë terren, pasi mund të jetë e pamundur kapja e Arsenalit.

“Pas humbjes sonë kundër Brentford dhe me sa i fortë është Arsenali, si dhe kundërshtarët që vijnë nga prapa, ne duhet të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Nëse distanca është më e madhe, do të jetë shumë e vështirë t’i kapësh”.

“Ne kemi Leeds dhe pastaj luajmë pa ndalesë. Programi ynë në janar është i tmerrshëm për sa i përket numrit të ndeshjeve dhe cilësisë së kundërshtarëve”.

Reklama

“Pra, duhet të rifillojmë. Kjo është ajo që bëmë kundër Liverpoolit në Kupën EFL dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë”, përfundoi trajneri i Cityt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu