Guardiola tregon dallimin mes Haalandit dhe Messit

Pep Guardiola thotë se Erling Haaland nuk është në të njëjtin nivel me Lionel Messin, sepse ai mbështetet te bashkëlojtarët e tij për ta ndihmuar atë të shënojë gola në Manchester City.

Sulmuesi norvegjez shënoi hat-trick gjatë fitores 6-3 të Cityt ndaj United në derbin e Mançesterit të dielën pasdite.

Guardiola vlerësoi kontributin e Haaland, por tha se Messi ishte ende në një nivel mbi të duke pasur parasysh ‘aftësinë’ e tij për t’i bërë të gjitha vetë.

“Dallimi është, ndoshta se Erling ka nevojë për të gjithë shokët e tij për ta bërë këtë. Është e pabesueshme. Messi ka aftësinë për ta bërë këtë i vetëm”, ka deklaruar trajneri City.

Komentet e Guardiolës erdhën pasi Haaland shënoi hat-trick kundër United në derbin e Mançesterit të dielën.

Haaland gjeti rrjetën dy herë në pjesën e parë për të ndihmuar Cityn të shkonte në pushimin mes pjesëve me rezultat 4-0.

Ai e përfundoi hat-trikun e tij në minutën e 64-të, duke e çuar numrin e golave në 17 në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu