Haaland zgjedh numrin që do ta bartë te Manchester City

Erling Haaland ka qenë ndër emrat më të përfolur gjatë kësaj vere, për faktin se kishte vendosur të largohej nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi norvegjez ishte objektiv i skuadrave më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Bayern Munich, Chelsea e Manchester United.

Gjithsesi garën për të e fitoi Manchester City që ka paguar klauzolën e tij te Borussia Dortmund prej 60 milionë eurove.

Norvegjezi u prezantua javë më parë nga City, por në fanellën e veshur nuk kishte numër në shpinë.

Gjithsesi Sky Sports ka zbuluar tanimë edhe numrin që do ta bartë Haaland te kampioni në fuqi i Anglisë.

Pas largimit të Gabriel Jesus në drejtim të Arsenalit, numri 9 është liruar te City dhe norvegjezi do ta bartë atë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu