Ka habitur jo pak Gent Cakaj sonte në Opinion, ndërsa ka thënë që edhe pse është 28 vjeç, ka 14 vite përvojë.
Sigurisht që kjo është në vazhdën e çudive që prodhon kanakari i Ramës i cili prodhon rekorde pas rekordesh.
Po sonte në ‘Opinion”, Cakaj tha se ka mbaruar për 3 vite tre master, sigurisht një rekord më vete që mund ta thyejnë vetë kryeministrat e Ramës.
Për të cilin Cakaj nuk reshti edhe sonte ta quante si Kryeministrin që po e bën dinjitoze Shqipërinë në arenën evropiane.
Nuk dihet për çfarë e ka pasur Cakaj kur e cilësoi Ramën dinjitoz, ndoshta e ka pasur për kanabizimin e vendit dhe faktin që Evropa po mendon seriozisht rikthimin e vizave për shqiptarët.










