Në shoqërinë shqiptare, reality showt do të bëheshin pjesë e ekraneve më vonë krahasuar me televizionet simotra evropiane apo amerikane, por do të shndërroheshin shumë shpejt ndër më ndjekurat e përfolurat. Njerëz të panjohur që mbyllen për 100 ditë në një shtëpi të monitoruar nga kamerat dhe syri i publikut, të cilët për të mbijetuar kanë dy rrugë: dashurinë ose urretjen.
Neda dhe Ogreni, banorët e shumëpërfolur të ”Big Brother Albania 4” zgjodhën të parën, frytet e të cilës vazhdojnë edhe sot. Ndryshe nga shumë çifte të tjera, ata dy ditën t’i rezistonin kohës dhe tashmë kanë krijuar edhe një familje të bukur me djalin e tyre, Serzh. Por, si çdo çift edhe Neda me Ogrenin kanë pasur momentet e tyre të dobëta. E ftuar në emisionin ”Thumb” Neda ka treguar edhe arsyen e vetme që do të mund ta ndante nga Ogreni : “Sa herë luan Interi dhe sa herë humb Interi unë nuk e kam burrin tim për nja 2-3 ditë. Është njeriu më antisocial në botë, në atë moment them, tani do ta lë, e ndava mendjen nuk duroj dot më.”,- shprehet Neda.










