Habit regjizori shqiptar: Kam biseduar me Ministrin e Jashtëm grek në gjuhën shqipe 20 minuta

Regjisori Laert Vasili i ftuar mbrëm në “360 Gradë” në Ora News, bëri me dije se rreth viteve 2000, kishte biseduar rreth 20 minuta në shqip me ministrin e jashtëm të asaj kohe.

Vasili: Me Pangalos, jam gjendur në prezantimin e një libri dhe kam biseduar 20 minuta shqip. Ka qenë viti 2001- 2002

Zheji: Si ka mundësi? Ministri i jashtëm grek flet shqip?

Vasili: Unë isha një shqiptar dhe ata e dinin shumë mirè që bëja një karrierë aty në teatër. Kam biseduar 20 minuta shqip me të dhe në shqip duke pasur ai postin e ministrit të Jashtëm. Mos harrojmë Manjolis Glegiz që uli flamurin e nazistëve në Akropoli dhe vuri flamurin grek.

Ai është ngritur në Parlamentin grek dhe ka thënë ta pranojmë një herë e mirë që këtu jemi dy kombe, arvanitasit dhe grekët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu