Hahn i prerë: Vetëm pas njohjes së Kosovës mund të hyjë Serbia në BE

Komisionari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar për gazetën gjermane Welt, se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën nëse dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian.

“Nëse Serbia dëshiron të jetë anëtare, atëherë ky vend duhet të gjejë me Kosovën formën e obligueshme juridike të normalizimit. Marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Hahn.

I pyetur nëse Serbia duhet ta pranojë Kosovën e pavarur, Hahn tha, “do të thotë mu këtë e kam thënë, as më pak e as më shumë se kaq”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu