Hahn: Të pakta gjasat që Gruevski të ekstradohet

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han këtë mëngjes para fillimit të Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së tha se nuk beson se Nikolla Gruevski do të ekstradohet nga Hungaria në Maqedoni.

I pyetur nëse i mbështetë amendamentet e Parlamentit Evropian në raportin për Maqedoninë ku kërkohet që Hungaria të kthej Gruevskin në Maqedoni, Han u përgjigj “shpresoj se ajo do të ndodh, por nuk ka shumë mundësi sepse të dy vendet nuk kanë asnjë marrëveshje, dhe e kuptoj pozitën e Parlamentit Evropian”.

Han tha se me ministrat Nikola Dimitrov dhe Radmila Shekerinska gjatë javës së kaluar kanë biseduar për “rrugën përpara” për Marrëveshjen e Prespës në javët e ardhshme, si dhe për reformat të cilat duhet të zbatohen që Maqedonia të fitoj raport pozitiv nga ana e Komisionit Evropian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu