Hajni e madhe në zonat e përmbytura në Hasanbeg e fshatrat e tjera

Policia dje ka regjistruar një grabitje të rëndë dhe dy grabitje të tjera në Stajkovc, Creshevë dhe Ekonomi, vende të goditura nga vërshimet.

Sipas njoftimit nga policia, grabitja e rëndë është bërë në qarkoren e Stajkovcit, ku autor i panjohur me përdorimin e një mjeti të fortë i ka hapur rezervoarët e tre automjeteve të transportit, pronë e “Ilinden SHA” Strugë, ku ka marrë 240 litra derivat nafte.

Në fshatin Creshevë nga oborri janë vjedhur nëntë shufra hekuri me gjatësi prej 12 metrash për copë, 210 tela prej hekuri, derisa në Ekonomi (Hasanbeg) gjithashtu nga oborri është marrë një celular.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu