Hajredin Sulisi: E sulmova aktivistin se më ka sharë dhe më ka ofenduar rëndë

Personi që goditi sot aktivistin e partisë “E Majta” gjatë vizitës së ish-kryeministrit dhe njëherit lider i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është inspektor komunal në Gazi Babë. Personi në fjalë është konfirmuar se punon në Komunën e Gazi Babës dhe quhet Hajredin Sulisi, transmeton InfoShqip.com.

Inspektori komunal ka rrëfyer ngjarjen për “Nova TV” dhe ka konfirmuar se personi në fjalë e ka ofenduar rëndë madje edhe e ka sharë, dhe kjo ka qenë arsyeja që e ka goditur maqedonasin.

Ende nuk dihet saktë se cila ishte arsyeja e skandalit që ndodhi sot gjatë vizitës së lideri të VMRO-DPMNE-së në Hasanbeg, por i dhunuari ka paraqitur padi ndaj dhunuesit./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu