Halil Kastrati flet për Naim Abazin

Humanisti kosovar, Halil Kastrati përmes një postimi në facebook ka shuar të gjitha polemikat që u ngriten pas deklarateve të Naim Abazit se Kastrati i bën shpijat me parat e huaja e jo me të tijat, njofton TS.

Postimi i plotë:

Të jemi të bashkuar

Me këtë fotografi dhe me këtë postim ju bëj me dije të gjithëve se unë me Naimin asnjëherë skemi pasur keqkuptime apo mospajtime.

Unë si Halil dhe Jetimat e Ballkanit ja kemi vënë detyrë vetes tonë që aktivitetin humanitar ta kemi mision të jetës sonë andaj si në çdo pune apo vepër që ka kritika dhe këshilla, edhe ne herë pas here po ballafaqohemi me to ku në të shumtën e rasteve mundohemi të mësojmë prej tyre.

Ne asnjëherë nuk kemi reaguar për asgjë por kësaj rradhe meqenëse u bë tepër e madhe atëherë vendosëm me tregu veten ashtu siç edhe na meson Zoti që të jemi falës dhe unik me njëri tjetrin.

E drejtë e çdo kujt është të shprehet i lirë dhe si të donë por pa e cënuar askënd tjetër.

Në misionin tonë do ta vazhdojmë deri në fund, na presin shumë familje nevojtare si dhe na presin projekte të mëdha.

Ne gjithmonë kemi ditur ta falim njëri tjetrin, ta ndihmojmë njëri tjetrin të jemi tolerant ndaj njëri tjetrit si dhe të jemi bashkë.

Të gjithë jemi gabimtarë dhe të gjithë nëse duam mund ta falim njëri tjetrin.

Me shumë respekt për të gjithë,

Halil Kastrati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu