Halimi: Kurti në opozitë gojën plot për bashkim kombëtar, tani shmang Shqipërinë dhe zgjedh Greqinë

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se Kurti në opozitë e kishte gojën plot duke u angazhuar për bashkim kombëtar, ndërsa tani në pushtet po e shmang Shqipërinë dhe po e zgjedh Greqinë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër.

Postimi i saj i plotë:Në opozitë gojën plot kinse angazhohet për bashkim kombëtar, e kur erdhi në pushtet shmang Shqipërinë (që fuqishëm po qëndron në kursin euro-atlantik) dhe zgjedh Greqinë. Lë Procesin e Berlinit për Konferencë think-tank.

Kjo është lëvizja e Albin Kurtit të ideologjizuar sot, e pa asnjë vizion për nesër!?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu