“Hallakamë” në BDI, çojnë “selame” nëpërmjet mediave

Burime të afërta partiake me nënkryetarët e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti, përmes gazetës “Lajm” të Shkupit u janë përgjigjur vërejtjeve të deputetit të kësaj partie Ejup Halimi.

Përmes një statusi në facebook, që në opinion u interpretua si “selam” për tre nënkryetarët e partisë, Halimi ka porositur kryetarët e komunave se “duhet të kthehen në zyrat e tyre e të punojnë për atë që janë zgjedhur – të qeverisin me komunat e jo të bredhin sa në një shtab e në tjetrin shtab partiak!”.

“Ne përherë kemi qenë ithtarë të idesë që debatet interne partiake të mos zhvillohen nëpër media, përmes teksteve të porositura dhe “burimeve anonime”. Mirëpo do të përgjigjemi në këtë mënyrë, pasi mendojmë se prapa këtij qëndrimi të Ejup Halimit fshihet shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri. Duke akuzuar ‘kryetarët e komunave’, Neziri dhe Alimi po mundohen t’i ikin përgjegjësisë për shkak se njëri ishte shef shtabi, e tjetri bartës liste, në zgjedhjet ku BDI pati rezultatin më të dobët zgjedhor . Ata duhet të japin përgjegjësi për disfatën e tyre, e jo të komentojnë se çka bëjnë kryetarët e komunave”, thanë këto burime, duke dashur të mbeten anonime./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu