Hamann: Lewandowski i bëri një favor Bayern Munichut me largimin e tij

Barcelona po jep mesazhin se është jashtëzakonisht e kënaqur me nënshkrimin e ri Robert Lewandowski. Sulmuesi polak bëhet nënshkrimi i tyre më i madh që nga ardhja e Antoine Griezmann në vitin 2019 dhe presidenti Joan Laporta ka folur për ndikimin global të Lewandowskit për Barcelonën.

Megjithatë, disa kanë vënë në pikëpyetje mençurinë e investimit të kaq shumë parave në një 34-vjeçar.

Përveç pagës së tij, Barcelona shpenzoi 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Lewandowskin, edhe pse ai kishte vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me Bayern Munich.

Duke folur për Sky, ish-mesfushori i Bayernit dhe Liverpoolit, Dietmar Hamann, është shprehur për këtë çështje, duke e shpallur pak a shumë klubin gjerman si fitues të marrëveshjes.

“Unë mendoj se ata janë të lumtur që ai ka shkuar. Filloi kjo vorbull firmash dhe ai bëri disa deklarata”, ka thënë fillimisht Hamann.

“Duhet thënë se Bayerni u soll shumë mirë dhe shumë profesionalisht. Lewandowski i bëri Bayernit një nder të madh me deklaratat e tij”.

“Pa ato, Bayerni ndoshta kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte çmimin që mori. Sado i pakëndshëm që ishte largimi i tij, Lewandowski i bëri një favor të madh Bayernit”, përfundoi ish-ylli gjerman. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu