Hapet fabrika e kompanisë amerikane “Lear” në Tetovë

Kompania amerikane “Lear Corporation”, sot në Tetovë ka hapur kapacitetin e saj prodhues në Maqedoni, investim prej mbi 15 milionë euro, në të cilin për momentin punojnë 520 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fabrika është e lokalizuar në ZZHTI Tetovë, shtrihet në 12 000 metër katrorë, disponon me makina më bashkëkohore. Deri në vitin 2018 planifikohet që numri i të punësuarëve të arrijë deri në 2000 persona, ndërsa përmes ekspansionit prej 8000 metra katrorë shtesë, mund të shkojë deri 3000 të punësuar.

Fillimisht kjo kompani filloi me punë në Gostivar përmes punësimit të 300 personave, me aftësi për prerjen edhe qepjen e lëkurës dhe pëlhurës për prodhimin e mbulesave për karrige./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu