Hapet kutia e parë, sa vota morën PD, PS dhe LSI

Ka nisur tashmë numërimi i votave në kutitë e votimit në vend. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se kutia e parë është numëruar në Pustec dhe PS ka marrë 118 vota, PD merr 114 vota dhe LSI, 14 vota. Aktualisht është duke u numëruar kutia e dytë, ndërsa raportohet se ka nisur numërimi edhe në Devoll.

Gjate minutave në vijim pritet të fillojë numërimi edhe në Pogradec, ndërsa raportohet se ka vonesa në fillimin e numërimit në Kolonjë.

Pusteci ka 7 qendra votimi dhe po numërohet me tre grupe. Pritet që rezultati aty të dalë brenda pak orësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu