Hapet Rruga e Arbrit, Balluku: Shoferët të jenë të kujdesshëm, përfundon totalisht në prill

77-vjetori i çlirimit e gjeti vendin me një aks të ri rrugor. Qarkullimi në rrugën e Arbrit që shkurton distancën e Tiranës me Dibrën, u hap për automjetet këtë të hënë.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila inspektoi segmentin bashkë me kryeministrin Rama, bëri thirrje për kujdes nga shoferët, teksa punimet nuk kanë përfunduar ende.

Sipas Ballukut, shkak i vonesave është bërë terreni në tunelin e Murrizit.

Teksa inspektoi rrugën, bashkë me ministren Balluku dhe ministrin Manja, kryeministri Rama preferoi të kalojë pak kohë me fëmijët e zonës, ndërsa nga Facebooku njoftoi se në përfundim të punimeve distanca nga Tirana në Dibër do të zgjasë vetëm 47 minuta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu