Hapet zyra e Europolit në Tiranë, e dyta pas Uashingonit

Në Tiranë u hap ditën e sotme zyra ndërlidhëse e Europolit në Tiranë, e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe e dyta jashtë BE-së, pas Uashingonit. Të pranishëm në inagurimin e saj ishin Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, Drejtores Ekzekutive të Europolit Catherine De Bolle dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

“Jam i bindur se Europoli dhe Policia e Shtetit Shqiptar tani do të jenë në gjendje ta sjellin bashkëpunimin policor midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë në nivelin tjetër. Më lejoni t’ju uroj të gjithëve më të mirën në këtë përpjekje, në dobi të vendit tuaj dhe të Bashkimit Evropian.’, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në hapjen e Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë.

Ai shtoi se në muajt e fundit bashkëpunimi policor midis Shqipërisë dhe Europolit ka sjellë rezultate konkrete, me çmontimin e disa grupeve kriminale transnacionale.

“Hapja e Zyrës është e rëndësishme për të rritur më tej luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe për të lehtësuar bashkëpunimin operacional ndërmjet Shqipërisë dhe autoriteteve ligj-zbatuese të Shteteve Anëtare të BE-së”, tha ambasadori Soreca në fjalën e tij.

“E gjithë kjo tregon se Bashkimi Evropian po e përmbush strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor të miratuar në shkurt të vitit të kaluar, e cila përfshiu një zotim për rritjen e angazhimit të Agjencive të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së në rajon. Dhe Shqipëria është padyshim një pararendëse në Ballkanin Perëndimor nga ky këndvështrim.”, përfundoi ambasadori i BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu