Haradinaj e thotë prapë: Taksa hiqet vetëm me njohje

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Twitter duke e bashkangjitur një link të një shkrimi në gazetën “Financial Times”.

Ai ka shkruar se masa e vënë është bërë pasi që nuk kishte rrugëdalje tjetër.

“Kemi duruar ta marrim këtë masë për një kohë të gjatë, por nuk kishte rrugëdalje tjetër. Tarifa 100 për qind do të hiqet me normalizim të plotë dhe normalizimi i plotë do të thotë njohje”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu