Haradinaj heq dorë, taksa mund të pezullohet?

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në Berlin është diskutuar edhe pezullimi i taksës si mundësi për të vazhduar përpara në dialog.

“Bindja ime është që taksa mund të pezullohet ose heqet nëse kemi një marrëveshje të njohjes së Kosovës, pra një kornizë marrëveshje ku janë të gjitha temat të përfshime, për shkak se kemi humbë shumë kohë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Periskopi.

“Mund t’ju them se nga zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në. Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit etjerë. Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë. Samiti i Parisit, ju siguroj se askush nuk mund ta drejtojë gishtin kah Kosova. Është diskutu dialogu, çështja e vendimeeve që kanë ndodhë dhe domosdoshëria për me gjetë një rrugë për me ecë përpara, pezullimi taksa”, ka thënë ai.

“Janë dhënë plot ide ose është folë përplot vlera ekuivalente nëse do të suspendohej taksa, tani qëndrimi im është edhe konsistent. Janë dy opsione që ka mu zgjedhë çështja e një marrëveshje Kosovë –Serbi. Ose ni vendim i madh, pra një Konferencë që zgjatë ndonjë ditë derisa nuk arrihet marrëveshja, pra është përdorë simbolika e zgjedhjes së Papës derisa nuk del tymi i bardhë, pra në këtë rast Kosova është e gatshme me suspend taksën për disa ditë sat ë ndodhë një takim i tillë, një konferencë e tillë, pra një takim por me një marrëveshje për dakordim edhe për përmbyllje”, ka thënë Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu