Kryeministri Ramush Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e PSD-së së Shpend Ahmetit, që të marrë përgjegjësi në dialogun Kosovë-Serbi, raporton KTV.
Por, për kryeministrin, i paqartë mbetet kundërshtimi i LDK-së e Vetëvendosjes që Kuvendi të nxjerrë një rezolutë e një ekip negociues.
Ai këtë e lidh edhe me një çështje tjetër, taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë.
Thotë se opozita reagoi çuditshëm, sidomos LDK-ja, por tha se kushdo që i ka borxh Serbisë, le t’ia kthejë në mënyra të tjera, por taksa nuk do të hiqet.
Kur foli për presidentin, tha se në asnjë rast, ai nuk e ka kundërshtuar taksën ndaj Serbisë.
Kryeministri ia këputi shpresat kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, që Mitrovicën ta bëjë sërish bashkë.
Pavarësisht deklarimeve të një dite më parë, nga komisionari Hahn, Haradinaj vazhdon të shpresojë se data për liberalizimin e vizave nuk është larg.