Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse bashkohen Kosova dhe Shqipëria, do të japë dorëheqje.
Gjatë emisionit “Xing” me Ermalin, prezantuesi e pyeti se “kush do të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin”, Haradinaj tha “e jap unë, pse jo”, duke treguar se dëshira e tij e madhe është për të pasur një komb të bashkuar, njofton Klan Kosova.










