Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm të mirë rreth Trepçës. Ai ka njoftuar se tashmë Gjiganti Trepça pas votimit në Kuvend të statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës, përcjellë “Gazeta Blic”.
Kryeminsitri, ka shtuar se Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë, po ashtu ai bërë publike edhe certifikaten e regjistrimit.
Njoftimi i kryeministri në “Facebook”.
Të dashur qytetarë dhe minatorë,
Më në fund lajmi i madh. Gjiganti Trepça, pas votimit në Kuvend të Statutit të saj, është regjistruar si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Trepça do të rikthehet me shkëlqimin e dikurshëm dhe do të jetë krah i fuqishëm i ekonomisë sonë.
Urime e me fat!
Foto:











