Haradinaj ka frikë se Shpend Maxhuni është target i konspiracioneve

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për Televizionin 7 ka komentuar rastin me djalin e shefit të AKI’së, të cilit iu gjet armë pa leje dhe drogë në veturë, e për të cilin polica dhe prokuroria tentuan t’i fshehin faktet.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk mendon se duhet shkarkohet shefi i AKI’së, Shpend Maxhuni, pas skandalit kur institucionet e shtetit tentuan ta shfajësojnë djalin e tij, të cilit iu gjet në veturë armë pa leje e substancë narkotike.

Haradinaj ka thënë se nuk mund ta gjykojmë djalin e shefit të AKI’së, pa thënë fjlën e tyre organet e hetuesisë.

“Involvimi në një proces nuk duhet të bëhet shprehi. Duhet t’ia lëmë hetimeve”, ka thënë Kryeministri Haradinaj për emisionin Frontal të T7.

Haradinaj frikësohet se Shpend Maxhuni mund të jetë target i konspiracioneve që duan ta sulmojnë shefin e AKI’së.

|Shefi i AKI’së mund të jetë target i konspiracioneve të tjera. Ne mund ta shkarkojmë dikë nëse është në interes të qytetarëve, por nuk mund të krijojmë precedent që kur dikush ta sulmojë një shef, ne ta shkarkojmë”, ka shtuar tutje kryeministri. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu