Haradinaj: Kemi blerë qindra miliona euro energji nga Serbia

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është rikthyer në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për Termocentralin ‘Kosova e Re’.
Duke folur për deklaratat paraprake të deputetëve, të cilët vunë në theks rritjen e çmimit të energjisë pas ndërtimit të këtij termocentrali, Haradinaj tha se dallimi është se Kosova do të fillojë menjëherë me gjenerimin e të hyrave, raporton lajmi.net.

“Është investimi më i madh në historinë e pasluftës që kalon 1 miliard dollarë. Kjo është një e vërtetë që duhet ta ndajmë dhe nuk është privatizim. Qeveria nuk merr përgjegjësi për këtë por vetëm penalltinë në rast të moskryerjes së obligimeve të veta. Kosova me këtë investim fillon menjëherë me shti të hyra. Ne edhe ujin edhe qymyrin e shesim. Ky projekt është avancuar në masë të madhe nga Qeveria para meje dhe janë të konsultuar edhe ditën e nënshkrimit”, tha ai.

Madje Haradinaj foli edhe për blerjen e energjisë elektrike paraprakisht, për të cilën tha se është marrë në Serbi.

“Në Kosovë ka plotë njerëz të bindur për anët negative, ndër të tjera rritja e çmimit të energjisë. Por duhet të bëni krahasime, se është e vërtetë se kemi ble mbi 650 milionë euro energji jashtë vendit. Hala sot e ksaj dite Kosova blen energji, edhe këtë muaj blen. Pra shtrone këtë pyetje ku e kemi ble këtë energji. E kemi marrë prej Serbisë. Nuk i bjen kërkush 1 miliard e 300 mijë dollarë për qejf tonin. Nëse blejm energji edhe për tri vite do na e japin prej qatij që e kemi më së ngati”, tha ai.

Haradinaj tutje tha se Kosova nuk guxon të mbesë pa prodhuar energji që është e përhershme.

Ai tha se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet dhe mos të ndalet investimi më i madh privat ndonjëherë në Kosovë. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu