Haradinaj: Kosova në këmbë për 30 minuta për tërmetin në Shqipëri, por Rama nuk më hapi telefonin (VIDEO)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Abc New, ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Ai tregon komunikimin me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë. “Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai smban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu