Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në një emision në T7 ka thënë se është në interes të vendit që të formohet sa më shpejtë qeveria dhe institucionet, shkruan GazetaBlic.
“Është në interes të Kosovës që sa më shpejtë të ketë një Qeveri të re”, tha ai.
“Shpresoj se kjo qeveria e re të mos ta ketë fatin e qeverisë sime me shumë pak deputetë të partisë sime, ua kam marrë lakmi VV-së pasi që ka shumë deputetë në Kuvend nga ky subjekt”, tha ai.
Haradinaj tha se Kurti nuk është për të krijuar qeverinë, pasi që sipas tij ai i takon një personi që e dëshiron kauzën.
“Albin Kurti do me qenë në kauzë, nuk ka qëllim me i shti njerëzit e VV-së në punë dhe as me i largu, ai ka qëndrim të vetin me kauzë dhe e zgjeron atë në rajon, sepsee po ta kishte qëllim krijimin e qeverisë nuk do i kishte qitë kushte partnerit tënde por do ta ndihmosh për krijimin e qeverisë”, tha Haradinaj.
Ai tha se Kurti ka qenë i padrejtë ndaj LDK-së pasi që sipas tij Kurti e ka mbajtur peng LDK-në deri n fund dhe më pas i vendosi kushte dhe po përpiqet ta lë fajtore.
“LDK-në e mbajti vjerr deri më tani dhe tash ia hedh fajin”, tha ai.










