Haradinaj: “Kurti krenohet për shpenzimet për darka, ambasadori serb darkon me kongresistë amerikanë”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas darkës që mbrëmë ua shtroi nga Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, disa anëtarëve të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se ka ulur shpenzimet për dreka dhe darka, kongresistët amerikanë kanë darkuar me ambasadorin serb në Washington.

14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka”.

Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”,ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu