Haradinaj: Mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet në mbrojtje të rendit e ligjit

Të papranueshme atë që po ndodh në veri të Kosovës dhe të dirigjuar me qëllim të keq nga Serbia e Rusia, e ka quajtur situatën e krijuar në veri të vendit, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmes një adresimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme.

E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit”, ka shkruar ai.

Për Haradinajn, është e qartë se situata po dëshiron të tensionohet në projeksionin e Serbisë dhe Rusisë, porse Kosova nuk duhet t’u përshtatet skenarëve të tilla.

Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, ka shkruar ai.Njëkohësisht, Haradinaj ka bërë ftesë, që Brukseli të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe t’i kërkojë që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara!”- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu