“Mbështetja për Hekuran Dukën vjen edhe nga Kosova. Tanimë karvanit të fitores i japin shtysën e fuqishme edhe bartësit e luftës së UÇK’së të Kosovës, dhe të Maqedonisë, ku me prezencën e tyre, me fjalët e matura, dhe me përkrahje të plotë Daut Haradinaj, së bashku me kryetarin e parë shqiptar të parlamentit të R.M.V Talat Xhaferi, kishin ardhur enkas për të mbështetur Hekuran Dukën dhe BDI’në”, thekson dega e BDI-së.
Sipas saj, përkrahja vjen për “një kandidat si Duka,i cili ka një plan konkret, të formuluar nga takimet me çdo banor, një vizion të qartë për Dibrën dhe të mbushur me vullnet, dhe jo si kundërkandidati i cili nuk mban as shënime për kerkesat me ato pak qytetarë që takohet, se program dihet që nuk ka pasur as tentativën e parë as tani.”
“Ndër tjera, me prezencën e tyre, shtysë kësaj fitoreje i dha edhe gjeneral Gëzim Ostreni, si dhe dibranë gjigandë të biznesit në Maqedonin e Veriut. E gjithe kjo flet se BDI ka mbështetje të pa rezervë dhe kjo njëkohësisht është garancë e fitores së padiskutueshme të Hekuran Dukës, dhe sukses i garantuar i mandatit të tij!”, thekson dega e BDI në profilin e saj në facebook.(INA)











A Po Ju luajn pazaret o Haradinaj
Hajni mbeshtet Hajnin