Haradinaj për aktualitetin: Skenarin e Serbisë po e ndihmon Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Serbia në skenarin e saj e ka dështimin e marrëveshjes tashmë të njohur si plani frnako – gjerman që në përmbajtje e ka njohjen e Kosovës nga Serbia.Haradinaj tha se këtë skenar po e ndihmon kryeministri i Kosovës Albin Kurti.“Në këtë skenar fatkeqësisht është kyçur dhe po e ndihmon kryeministri i Kosovës Albin Kurti”– tha Haradinaj.

Ai ka thënë se në tetor në Prishtinë dhe Beograd ka ardhur propozim-marrëveshja që në përmbajtje e ka njohjen reciproke Kosovë-Serbi.Përgjigjja e Kosovës sipas Haradinajt nuk ka qenë e qartë por, reagimi i Serbisë sipas tij ishte mospajtim me këtë marrëveshje.

“Në fillim të nëntorit Qeveria e Kosovës ka vendos me zbatu vendimin për targat në veri. Aleati jonë më i sigurt Amerika, duke e ditë skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e marrëveshjes dialogut dhe zhvillime destabilizuese në veri i ka kërkuar qeverisë me pezullu këtë vendim deri në marrëveshje që me mbajt presionin në Beograd e Serbi për marrëveshjen që për bazë e ka njohjen. Albin Kurti me demagogët e vet ka vendos mos me ecë rrugës që ia kërkon Amerika po me shku një rruge që është e pa qartë me vazhdu me vendimin e vet të targave”- tha Haradinaj.

Sipas liderit opozitar Serbia me duart e veta të zgjatura ka arritur sot me i nxjerr institucionet jashtë funksionit në veri, dhe ka arritur që ta lë Kosovën pa përfaqësim institucional në veri.Sipas Haradinajt, Albin Kurti dhe qeveria e kanë kthyer procesin nga marrëveshja që në përmbajtje e kishte njohjen, në diskutime për kthimin e serbëve në institucioneve dhe tek asociacioni.Ai tha se ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë.Policët e dorëhequr serbë dorëzojnë armët në Stacionin e Policisë në Zveçan – Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.Ndërkaq, në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu