Haradinaj për mediat ndërkombëtare: Pa ushtri nuk ka paqe

Kryeministri i Kosovës ka folur për Asociated Press ku tha se të hënën pret që vendi të ketë së shpejti ushtrinë e cila do të jetë një kontribues modest për krijimin e paqes në botë.

Ligjvërësit e Kosovës do të votojnë të premten në tre ligje që do ta transformonin forcën e sigurisë së Kosovës në një ushtri të rregullt, transmeton gazetametro.net.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se transformimi do ta bënte Kosovën një ofrues, jo vetëm një përfitues, të paqes.

“Nuk mund të jeni të sigurt dhe të mbrojtur, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin e botës pa qenë në paqe, duke pasur ushtrinë tuaj”, tha Haradinaj për The Associated Press, dhe i cili artikull u publikua në gazetën amerikane Washington Post.

Ndër të tjerash në këtë artikull të shkruar nga The Associated Press, Haradinaj tha se presidenti i Serbisë ka thënë se ushtria e re mund të rrezikojë stabilitetin dhe paqen rajonale dhe kryeministri i këtij shteti gjithashtu paralajmëroi se mund të shkaktojë një ndërhyrje të armatosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu