Haradinaj për Osmanin: Ec e bjeri në fije

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani po vajton marrëveshjen e Serbisë me Rusinë për gazin rus, kurse hesht për refuzimin e gazit amerikan që ka bërë kryeministri Albin Kurti.

Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Osmani dje po ashtu përmes Twitter-it, ka thënë se Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putinit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu