Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk bën të tërhiqet taksa 100% ndaj produkteve serbe pa njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, raporton Gazeta Blic. Haradinaj këto komente i bëri në akademinë përkujtimore për Skender Rexhepin dhe Fitim Durakun ku shtoi se janë zyrtarët serbë ata të njëjtit që na kanë marrë në qafë tashmë e 20 vite.
“Këtë taksën, pse po bëhet gjithë ky kjamet? Pasi për ta koka kaq kiamet kjo taksa, edhe ne e kemi një kërkesë. E kemi njohjen. Është gabim ta tërheqim taksën pa njohje, mos e harroni këtë. Janë gabim, janë po ata të njëjtit njerëz që na kanë marrë në qafë. Që nuk kanë ditë kurrë të thonë po e jo, e na kanë lënë kështu qe 20 vjet. Nëse ata njerëz manipulojnë me vendin tonë kështu atëherë ne gjithë do mbetemi pak pa mbërri” tha Haradinaj.
Ai kritikoi pushtetin e Serbisë pasi sipas tij, përderisa po kërkojnë tërheqjen e taksës, po lobojnë për tërheqje të njohjeve për Kosovën.
“Nuk guxon askush me ia dhënë përkrahjen askujt me gabu. Janë 20 vjet që kemi mbetur pak pa e mbërri. Kemi këqyrë veten ma shumë para popullit. Mirë është që ta dimë që mundemi edhe ne. Veç të rrimë bashkë deri kur duhet. Nuk kemi ka me shku se jemi dy milion. Sa herë kemi marrë vendime në Prishtinë ata (serbët) kanë qeshë me neve. E vetmja herë që janë qu në këmbë është kjo (taksa 100%). Andej të shkrihen për njohjet se na e shkrijmë vendimin tonë. Pa njohje nuk është mirë të hiqet kjo taksë” përfundoi Haradinaj./Gazeta Blic










