Haradinaj shërben me kafe pjesëtarin e “Handikos” (FOTO)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot takim me pjesëtarët e organizatës “Handikos”, të cilëve mes tjerash u ka premtuar të drejta të barabarta dhe mjedis të përshtatshëm.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Në takim me pjesëtarët e “Handikos”, sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend”.

“I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si dhe miratimin e Rregullores për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”.

“Me vullnetin dhe punën e të gjithë neve do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë”.

“Po sot, bashkë me anëtarët e Hendikosit kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj”,ka shkruar Haradinaj.

Nga imazhet e postuara në këtë rrjet social shihet edhe momenti kur kryeministri në detyrë edhe e shërben me kafe me dorën e tij njërin prej personave me aftësi të kufizuara, i cili ishte i ulur afër tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu