I ftuar në emisionin Përballë të RTSH-së, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët duhet të dalin nga mentaliteti i servilitetit, raporton Periskopi.
Ai ka insistuar se në çështjen e taksës, Kosova duhet të jetë e vendosur.
“Nëse ne heqim dorë nga e drejta jonë, pse të na mbrojë Amerika? Ky është një testim se sa është e vendosur Kosova”, ka thënë ai.
“Një ditë Kosovës do t’i takojë me qenë vetvetja, jo vetëm me marrë mësim prej tjerëve”, ka shtuar ai./Periskopi/










