Haradinaj: Taktikat e Kurtit për veriun, të rrezikshme dhe në favor të Serbisë e Rusisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje ekskluzive për takimin me diplomatin e lartë amerikan, Gabriel Escobar dhe kërkesat që ka pasur ai ndaj opozitës dhe informimin që ka bërë për liderët e opozitës për gjendjen në Veri dhe marrëveshjen finale Kosovë Serbi.

Ai ka thënë se veprimet apo taktikat e kryeministrit Albin Kurti, me veriun janë të rrezikshme dhe shkojnë në favor të Serbisë dhe Rusisë.Haradinaj shtoi se Escobar e konfirmoi se askush nuk ka të drejtë t’i fus duart në veri.

Amerika e konfirmoi se askush s`ka të drejtë t’i fus duart në Kosovë e në Veri. Z. Escobar i ka bërë një respekt të madh opozitës në vazhdimësi, pra mua më ka pritur në fillim të këtij viti në Departamentin e Shtetit, i priti edhe dy kolegët e mi nga PDK e LDK. Sa herë që ka ardhur na ka takuar, na ka mbajtur të informuar në vazhdimësi. Unë mendoj se kjo vizitë ka qenë shprehje e respektit për roli ne opozitë por jo kritikë për opozitën”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu